Kosova'da Üniversite Eğitimi Sürecinde Bir İşte Çalışabilir miyim?
LIGJI NR. 04/L-219 PËR TË HUAJT
Neni 67
1. I huaji në Republikën e Kosovës mund të punojë në bazë të lejes së dhënë për qëndrim dhe punë ose vërtetimit për lajmërimin e punës, nëse me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe. 2. Lejeqëndrimi për punë mund të lëshohet në bazë të kuotës vjetore ose jashtë saj. 3. Përjashtohen nga pajisja me leje pune dhe vërtetimi për lajmërimin e punës të huajit me: 3.1. qëndrim të përhershëm; 3.2. me status të refugjatit, apo mbrojtje të përkohshme ose plotësuese; 3.3. me qëndrim të përkohshëm me qëllim të ribashkimit familjar me shtetas të Republikës së Kosovës, me të huaj me qëndrim të përhershëm, me të huaj me status të refugjatit, si dhe të huaj të cilëve iu është aprovuar mbrojtja plotësuese ose mbrojtja e përkohshme; 3.4. qëndrim të përkohshëm për arsye humanitare; 3.5. qëndrim autonom; 3.6. status të nxënësit ose studentit të rregullt, kur i kryejnë punët përmes ndërmjetësuesit të autorizuar, pa themelim të marrëdhënies së punës; 3.7. qëndrim të përkohshëm me qëllim të kërkimit shkencor nga neni 58 i këtij ligji. 4. Punë në kuptim të këtij ligji, nuk konsiderohet kryerja e veprimeve paraprake për themelimin dhe regjistrimin e shoqërisë ose qarkullimit tregtar. 5. I huaji mund të punojë në Republikën e Kosovës vetëm në ato punë për të cilat i është lëshuar lejeqëndrimi për punë ose vërtetimi për lajmërimin e punës dhe vetëm tek ai punëdhënës, me të cilin është themeluar marrëdhënia e punës. 6. Punëdhënësi mund ta punësojë të huajin vetëm në ato punë, për të cilat i është dhënë lejeqëndrimi për punë, respektivisht vërtetimi për lajmërimin e punës. 7. Punëdhënësi nuk mund ta punësojë të huajin, i cili në mënyrë të paligjshme qëndron në Republikën e Kosovës. 8. Nëse shtetasi i huaj e ka paraqitur lejen e pavlefshme nga paragrafi 7. i këtij neni, punëdhënësi nuk do të konsiderohet fajtor për punësimin e shtetasit të huaj, i cili në mënyrë të paligjshme qëndron në Republikën e Kosovës, përveç nëse punëdhënësi e ka ditur se dokumenti i paraqitur si lejeqëndrim dhe i punës nuk është në rregull dhe i vlefshëm. 9. Punëdhënësi, i cili e punëson të huajin nga paragrafi 3. i këtij neni, është i obliguar që në afatin prej tetë (8) ditësh nga dita e themelimit të marrëdhënies së punës ose fillimit të punës, për këtë ta informojë MPMS-në, e cila për këtë duhet ta njoftoj MPB-në. 10. Dispozitat e këtij neni që kanë të bëjnë me punëdhënësin në mënyrë adekuate zbatohen edhe tek nënkontraktori.
NO. 04/L-219 YABANCILAR YASASI
Madde 67
Kosova Cumhuriyetinde Yabancıların Çalışması 1. Kosova Cumhuriyetinde bir yabancı, işbu Yasa ile aksi tayin edilmemesi halinde, verilen ikamet ve çalışma iznine dayanarak ya da işe başlama belgesi esasına göre çalışabilir. 2. Çalışma izni, yıllık kontenjana bağlı olarak ya da onun dışında verilebilir. 3. Aşağıdaki durumda olan yabancının çalışma izni ve işe başlama belgesini almaktan muaftır: 3.1. daimi ikameti olan; 3.2. mülteci ya da daimi veya ek koruma statüsü bulunan; 3.3. Kosova cumhuriyeti vatandaşıyla, daimi ikameti bulunan yabancıyla, mülteci statüsündeki yabancıyla ile ek ya da daimi korumanın kabul edildiği yabancılarla aile birleşmesi amacıyla geçici ikameti bulunan; 3.4. insani nedenlerden dolayı geçici ikameti bulunan; 3.5. bağımsız ikameti olan; 3.6. yetkili arabulucu üzerinden, iş ilişkisi gerçekleştirmeden çalışmaları yerine getiren öğrenci statüsünde olan; 3.7. işbu Yasanın 58. maddesi kapsamında belirtilen bilimsel araştırma amacıyla geçici ikameti bulunan. 4. Dernek kurma ve kaydetme ya da ticari iş için gerçekleştirilen ön çalışmalar, işbu Yasa kapsamındaki çalışma olarak dikkate alınmaz. 25 5. Bir yabancı, sadece çalışma amaçlı ikamet izninin ya da işe başlama belgesinin verilmiş olduğu işleri ve iş ilişkisinin gerçekleşmiş olduğu işveren kapsamında gerçekleştirebilir. 6. İşveren, çalışanı sadece çalışma amaçlı ikamet izninin daha doğrusu işe başlama belgesinin verilmiş olduğu işlerde çalıştırabilir. 7. İşveren, yasadışı olarak Kosova Cumhuriyetinde ikamet eden yabancıyı çalıştıramaz. 8. Yabancı vatandaşın bu maddenin 7. fıkrasında belirtilen izni geçersiz haliyle sunması durumunda, işverenin sunulan ikamet izninin ve çalışma belgesinin usulüne uygun olmadığını ve geçersiz olduğuna dair bilgi sahibi olması haricinde, işveren Kosova Cumhuriyetinde yasadışı ikamet eden yabancının çalıştırılması ile ilgili olarak suçlu değerlendirilmez. 9. Bu maddenin 3. fıkrasında belirtilen yabancıyı çalıştıran işveren, iş ilişkisinin gerçekleştirildiği ya da işe başladığı günden sonraki sekiz (8) günlük zaman süresi içerisinde, bununla ilgili olarak, DİB’yi bilgilendirmesi gereken VİGD’ye bilgi sunar. 10. İşverenli ilgili olan bu madde hükümleri, uygun bir şekilde taşeron firmalar için de uygulanır