Kosova'da Taşınmaz Satın Alabilir miyim?

LIGJI NR. 08/L-013 

Neni 4

1. Personat e huaj fizikë dhe juridikë kanë të drejtë të jenë titullar i të drejtave pronësore në territorin e Republikës së Kosovës, sipas parimit të reciprocitetit dhe kushteve të përcaktuara me këtë ligj apo me Marrëveshje Ndërkombëtare. 2. Personat e huaj, sipas paragrafit 1 të këtij neni, mund të fitojnë të drejta pronësore mbi pronën e paluajtshme në bazë të transaksionit të vlefshëm juridik, trashëgimisë, vendimit të një organi shtetëror apo mënyrave të tjera të vlefshme të fitimit të pronësisë siç përcaktohet me ligj. 3. Personat e huaj fizikë dhe juridikë mund të jenë bartës të së drejtës së pronësisë mbi sendet e luajtshme në kushte të njëjta si edhe shtetasit e Republikës së Kosovës. 


Neni 5

1. Reciprociteti ekziston kur një shtetas i Republikës së Kosovës ose një person juridik me seli në Kosovë mund të fitoj të drejtën në pronë të paluajtshme në shtetin e shtetasit të huaj nën kushte të njëjta nën të cilat shtetasit e huaj mund të fitojnë të drejtën në pronë të paluajtshme në Republikën e Kosovës. 2. Dispozitat e këtij ligji nuk do të zbatohen nëse me Ligj ose me ndonjë marrëveshje ndërkombëtare rregullohet ndryshe mënyra dhe kushtet për fitimin e të drejtave pronësore të të huajve në pasuri të paluajtshme. 3. Në rastin e shtetësisë së huaj të dyfishtë, përcaktimi i reciprocitetit bëhet duke marrë për bazë ligjin e vendit në të cilin i huaji ka vendbanimin ose ligjin e vendit në të cilin i huaji ka pasur qëndrim të përhershëm para se të marrë një leje qëndrimi të përhershëm në Republikën e Kosovës. 4. Në rastin kur një i huaj është pa shtetësi, reciprociteti përcaktohet duke marrë për bazë legjislacionin e vendit të lindjes së tij apo vendin në të cilin është i regjistruar ose në vendin në të cilin ishte banor i huaj para se të marrë leje qëndrimi të përhershme në Republikën e Kosovës. 5. Ministria e Drejtësisë përcakton reciprocitetin dhe mirëmban bazën e të dhënave për reciprocitetin me vende të veçanta mbi të drejtat pronësore në pronën e paluajtshme të huajve. 


Neni 7

1. Personi i huaj nuk do të ketë të drejtën e pronës në pronat publike të përcaktuara me Ligjin përkatës për prona publike dhe atë: 

1.1. Pasuritë natyrore; 1.2. Të mirat publike në përdorim të përgjithshëm; 1.3. Toka bujqësore në pronësi publike; 1.4. Pyje dhe toka pyjore në pronësi publike; 1.5. Pronat publike të luajtshme apo të paluajtshme të shpallura trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë; 1.6. Paluajtshmëria e cila gjendet brenda 1 kilometri nga kufiri; 1.7. Paluajtshmëria e cila gjendet në zonën e cila paraqet mbrojtje të interesit dhe sigurisë së shtetit dhe me ligj të veçantë shpallet se personi i huaj nuk do të ketë të drejtën e pronësisë; 1.8. Paluajtshmëritë në pronësi publike të cilat, sipas ligjeve në fuqi, nuk mund të kalojnë në pronësi private as të shtetasve të Kosovës. 2. Përjashtimisht paragrafit 1 të këtij neni, personi i huaj fizik mund të fitoj të drejtën e pronësisë mbi pasuritë bujqësore, pyje dhe toka pyjore në një sipërfaqe deri 5000m2 vetëm në qoftë se objekti i marrëveshjes përfshinë ndërtesë banimi e vendosur në atë vend. 3. Personi i huaj mund të ketë të drejtë për qira afatgjate, koncesioni dhe marrëveshje tjetër mbi paluajtshmëritë nga paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 deri në 1.6 të këtij neni, në kushte të njëjta si personat vendorë. 


Neni 8

Procedura për regjistrimin e të drejtave pronësore në Regjistrin e të Drejtave në Prona të paluajtshme është e njëjtë sikur edhe për shtetasit e Republikës së Kosovës. 

KANUN NO. 08/L-013 

Madde 4

1. Yabancı tüzel ve gerçek kişiler, karşılıklılık ilkesi ve bu kanun veya Uluslararası Anlaşmalarla tanımlanan koşullara göre, Kosova Cumhuriyeti topraklarında mülkiyet haklarına sahip olma hakkına sahiptir. 2. Bu maddenin 1. fıkrası kapsamında yabancı kişiler, geçerli yasal işlem, miras, bir devlet organının kararı veya kanunun öngördüğü diğer geçerli mülk edinme yollarına dayanarak taşınmaz mallar üzerinde mülkiyet hakları elde edebilirler. 3. Yabancı gerçek ve tüzel kişiler, Kosova Cumhuriyeti vatandaşları ile aynı koşullar altında taşınır mallar üzerindeki mülkiyet hakkına sahip olabilirler. 


Madde 5

1. Kosova Cumhuriyeti vatandaşı veya Kosova’da yerleşik olan bir tüzel kişi, yabancı vatandaşın Kosova Cumhuriyeti’nde taşınmaz mülkiyet hakkını elde edebileceği aynı koşullar altında yabancı bir vatandaşın devletinde taşınmaz mülkiyet hakkını elde ettiğinde, karşılıklılık söz konusudur. 2. Yabancıların taşınmaz mallara ilişkin mülkiyet haklarının iktisabına ilişkin usul ve koşullar Kanun veya uluslararası bir anlaşma tarafından başka bir şekilde düzenleniyorsa, bu kanunun hükümleri uygulanmayacaktır. 3. Çifte yabancı vatandaşlık durumunda, karşılıklılık tespiti, Kosova Cumhuriyetinde daimi oturma izni almadan once, yabancının ikamet ettiği ülkenin hukuku veya sürekli olarak ikamet ettiği ülkenin hukuku dikkate alınarak yapılır. 4. Bir yabancının vatandaşlığı olmaması durumunda, mütekabiliyet, Kosova Cumhuriyeti’nde kalıcı ikamet izni almadan önce doğduğu ülkenin veya kayıtlı olduğu veya yabancı mukim olduğu ülkenin yasalarına göre belirlenir. 5. Adalet Bakanlığı, yabancıların taşınmaz mallar üzerindeki mülkiyet haklarıyla ilgili olarak, karşılıklılığı belirleyecek ve belirli ülkelerle karşılıklılık konusunda bir veri tabanı tutacaktır. 


Madde 7

1. Yabancı bir kişi, Kamu Malları Kanununda öngörülen aşağıdaki kamu malları üzerinde mülkiyet hakkına sahip olamaz: 1.1 Doğal kaynaklara; 1.2 Genel kullanımda olan kamu mallara; 1.3 Kamuya ait tarım arazilerine; 1.4 Kamuya ait ormanlar ve orman arazilerine; 

1.5 Taşınır veya taşınmaz kamu mülkü, özel öneme sahip kültürel miras olarak ilan edilen kamu mülklerine; 1.6 Sınıra 1 kilometre uzaklıkta bulunan taşınmaz mülklere; 1.7 Devletin çıkar ve güvenliğinin korunmasını temsil eden bölgede bulunan ve özel kanunla yabancı kişinin mülkiyet hakkına sahip olmayacağını beyan eden taşınmaz mülklere; 1.8 Yürürlükteki kanunlara göre, Kosova vatandaşlarının bile özel mülkiyetine devredilemeyen kamuya ait taşınmaz mülklere. 2. Bu maddenin 1. fıkrası dışında, yabancı bir gerçek kişi 5000 m2’ye kadar olan bir alandaki tarımsal mülkler, ormanlar ve orman arazileri üzerinde, ancak anlaşmanın konusu o yerde bulunan bir konut binasını içeriyorsa, mülkiyet hakkını elde edebilir. 3. Yabancı bir kişi, bu maddenin 1. fıkrası 1.1 ile 1.6 bentlerinde belirtilen taşınmaz mülkler üzerinde, yerli kişilerle aynı koşullar altında uzun vadeli kiralama, imtiyaz ve diğer anlaşma yapma hakkına sahip olabilir. 


Madde 8

Mülkiyet haklarının Taşınmaz Mülkiyet Hakları Siciline kaydedilmesi prosedürü, Kosova Cumhuriyeti vatandaşları ile aynıdır.